Flamurtari mposht 3-0 Besen

03/02/2010 19:05

Flamurtari ka mposhtur 3-0 Besen, ndeshje kjo qe u riluajt me vendim te Komisionit te Disiplines, pas pretendimit te kavajasve qe ne ndeshjen e pare, presioni i drejtuesve te skuadres vlonjate ndikoi ne rezultatin e ndeshjes.

Goli i Sakajt e mbylli pjesen e pare me avantazhin e vendasve, nderkohe qe ne 45 minutat e dyta ata shenuan edhe dy here te tjera, me dy blerjet e reja te dimrit, Migen Memelli dhe Njazi Lena vulosen fitoren e Flamurtarit qe tashme e sheh veten ne vendin e 10 me 18 pike, ndersa Besa mbetet ne te dytin me 36 pike, 12 me pak se Dinamo kryesuese.

Komisioni i Disiplines vendosi javen e kaluar riluajtjen e kesaj sfide pas takimit te gjyqtarit Sadiku, i cili ktheu vendimin e tij per nje rast ne fund te pjeses se pare pas presioneve psikologjike dhe fizike te drejtues te ekipit vlonjat.

Top Channel