Dritan Borici, suksesi qe u kurorezua ne skene

03/02/2010 19:10

E dinte shume heret qe do te behej aktor, ai thote qe 6 vjec, ndersa te tjeret e mbajne mend me te rritur, kur i hyri kesaj rruge.

Ne konkursin per artin skenik ka dale me i miri, sepse filizofia e tij e punes, sic thote ai, eshte “Ose i pari, ose asgje”. I pazhgenjyer nga zgjedhja qe ka bere ne jete, 15 vjet pas interpretimeve ne skene e film, thote se ndjehet i privilegjuar. Me 3 cmime te rendesishme prej vitit ‘94, i fundit ai ne Festivalin e Tetarit ne Diber te Madhe si “aktori me i mire”.

Monodrama “Legjenda e pianistit” e Alessandro Baricco i dha mundesine e shetitjes neper skenat e huaja. Beogradi, Manastiri dhe Prishtina ishte itinerari ku Borici percolli dhimbjen e Denit dhe ndjesine e njeriut te detit. Aktor ne film, ne radio-dramatizime, dublues i shume roleve ne filmat e animuar, prezantues, por pasioni i vertete duket se mbetet teatri, sepse ai, sipas Boricit, i meson njerezit te degjojne.

“Une isha i semure ne shtrat dhe kishim takimin ne TVSH. Asnje pioner tjeter nuk me kishte ardhur dhe ky me troket ne dere. Me tha se donte te degjoja cfare kishte bere”, thote Dervishi. I apasionuar pas garave te Formula 1, tifoz i pandreqshem i Manchester United, miqte e tij jane ata qe rrefejne paskuintat e roleve te tij. Saimir Ahmeti na tregon per perjetimet  para  shfaqjeve.

“Eshte nje tip shume emocional. Me ore te tera perpara shfaqjes e vlereson shume rolin dhe ne kete moment eshte me mire te mos kesh te besh me te”. Dhe deri tek rolet ka nje proces. Per bashkepunetoret e tij, kjo periudhe pune me Dritanin, pervecse kenaqesi,  eshte eksperience e ndryshme nga shfaqja ne shfaqje. Shoket e rinise se hershme, pervecse per profesionin, flasin edhe per jeten e tyre familjare. Prej Saimirit mesojme se 8 muaj me pare, Dritani eshte bere baba.

“E mori vesh qe perpara se kishte vajze dhe une si baba me i vjeter qe isha, fillova dhe i jepja leksione Tanit”, pohon me humor Saimiri. Nje aktor kembengules, i  kenaqur qe shume prej roleve te tij i ka ndare me Serafin Fankun, Dritan Borici nuk eshte nga ata qe zgjedh mes teatrit dhe filmit, i rendesishem per te eshte aktrimi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA