Bayern Munchen, Ribery mendon zgjatjen e kontrates

03/02/2010 15:25

Ceshtja “Ribery” tek Bayern Munchen merr nje kthese te cuditshme. Zerat e koheve te fundit qe e shihnin larg gjermaneve, jane shuar, madje flitet per nje rinovim te mundshem mes paleve.

Agjenti i lojtarit Alain Migliaccio thekson se Ribery po mendon seriozisht te zgjase kontraten me skuadren bavareze, e cila skadon ne qershor te vitit 2011.

“Vendimi i Ribery do te varet edhe nga projekti i Bayern per te ardhmen”, tha agjenti per gazeten “Bild”. Me tej, ai thekson se lojtari ka nje kontrate deri ne vitin 2011 dhe Bayern ka ne dore frenat e situates. E ardhmja e Ribery do te vendoset gjate muajit mars kur palet do takohen per te vendosur pikat mbi “i”.

Kohet e fundit, Real Madrid e Chelsea kane shtuar presionin ndaj lojtarit francez, por ndryshimi rrenjesor i situates ne kampin bavarez me ardhjen e trajnerit Van Gaal, ka bere qe ish sulmuesi i Marsejes te rimendohet per te ardhmen e tij.  

Top Channel