Regbi, “lind” ne Itali perfaqesuesja shqiptare

02/02/2010 13:05

Edhe Shqiperia do te kete perfaqesuesen e saj te regbise. Sporti mjaft popullor ne bote eshte thuajse i panjohur ne vendin tone.

Por, per te krijuar nje “Kombetare” kuqezi (termi perdoret prej faktit se nuk ekziston asnje skuader tjeter shqiptare, qofte edhe ne nivel amator), ndihma vjen nga Italia. Pertej Adriatikut, me saktesisht ne krahinen e Firulit, eshte formuar seleksioni i pare me lojtare shqiptare te regbise.

Grumbullimi i pare eshte planifikuar te behet me 6 shkurt ne provincen e Pordenones, ndersa debutimi parashikohet me 6 ose 13 qershor, ku kundershtaret e mundshem do te jene skuadra e Novi Doxhit ose Forum Iuli. Emigrantet shqiptare qe jetojne ne krahinen Friuli-Venecia Xhulia, perbejne pjesen me te rendesishme te komunitetit emigrant dhe ky projekt i mbeshtetur nga Komuna e Pordenones ka karakter te dyfishte: social dhe sportiv.

Deri me tani, askush ne territorin shqiptar nuk ka marre iniciativen qe te krijoje qofte edhe nje federate, pavaresisht faktit se jane te shumte bashkekombesit tane qe praktikojne regbine, madje edhe ne nivele te larta. Ideator i formimit te nje ekipi vetem me shqiptare eshte Pierxhorxho Grico, nje mesues ne shkollat e provinces. “Gjate punes sime, kam vene re se regbia praktikohet nga nje numer i madh te rinjsh shqiptare.

Thuajse te gjithe kane kualitete atletike dhe karakteristika mbi mesataren qe kerkon ky sport. Me fjale te tjera, te rinjte shqiptare shfaqnin nje lloj dhuntie natyrore per topin oval. Kjo eshte arsyeja perse nuk arrij te kuptoj se per çfare shkaqesh historike apo kulturore regbia eshte thuajse e panjohur. Ketu lindi edhe ideja qe te ndertonim perfaqesuesen e pare shqiptare, pikerisht ne Itali, duke qene se momentalisht ne Shqiperi kete sport nuk e praktikon askush. Hapi i dyte i projektit tone eshte qe te krijojme nje federate dhe te perhapim regbine ne Tirane dhe me pas ne te gjithe vendin”, shpjegoi Grico.

Iniciativa eshte promovuar nga presidenti i “Rugby Pordenone”, Françesko Silvestri, ne bashkepunim me shoqaten binjake “Pordenone Ovale”.
Ne grumbullimin e pare jane thirrur 26 lojtare, te cilet luajne nga Kategoria Super 10, deri ne Serine C italiane. Kapiteni i seleksionit pritet te jete 21-vjeçari Sevian Daupi nga Durresi, i cili militon me “Casino Venezia Mestre”, skuader e “Top 10”.

Edhe stafi teknik i Kombetares shqiptare do te jete mjaft cilesor. Ne rolin e trajnerit te pare do te punoje Valter Kristofoleto (30 ndeshje me perfaqesuesen italiane nga 1992 deri me 2000) dhe Luka Tramontin (ish-lojtar i Kazale e Viadana ne A1). Ne ndeshjen e debutimit, perveç personaliteteve ne krahinen veriore te Italise, te pranishem pritet te jene edhe ambasadori shqiptar ne vendin fqinj dhe ministri i Sporteve, Ferdinand Xhaferri

Top Channel