Massa “tregon dhembet” ne testet e Valencias

02/02/2010 15:10

Felipe Massa ka lene pas gjithe kundershtaret ne testet e e Valencias, duke dominuar paradite dhe pasdite me Ferrarin e tij te ri.

Koha me e mire e brazilianit ishte 1:12:574, ndersa Michael Schumacher vjen menjehere pas tij me kohen 1:12:947. Schumi ka zhvilluar 40 xhiro duke dhene kohe me te mira se shoku i skuadres Nico Rosberg, i cili nuk zbriti dot poshte kohes 1:13:543.

Testet e ku marrin pjese edhe makinat Williams, McLaren e Renault, do vazhdojne diten e neserme. “Jam i kenaqur per punen e bere. Beme shume kilometra pa pasur asnje problem. Ndjesite e para jane pozitive pasi makina eshte e lehte per t’u drejtuar. Eshte ende heret per te folur por mendoj se ky eshte nje fillim i mire”, thekson Massa.

Nga ana tjeter, Schumacher eshte shprehur me entuziazem te madh per rikthimin ne piste. “Ndihem si nje femije qe ka lodren ne duart e tij dhe po defrehet”, tha nder te tjera 7 here kampioni i botes.

Top Channel