Kosove-Shqiperi, Bunjaku nis sondazhet

02/02/2010 13:00

Shqiperia dhe Kosova e futbollit kane vendosur te festojne diten e pavaresise me nje ndeshje miqesore mes tyre. Ne kete kuader, Federata e Futbollit te Kosoves (FFK) ka filluar t’i beje pergatitjet per miqesoren e 17 shkurtit ndaj nje seleksionimi te futbollisteve me te mire te Kategorise Superiore te Shqiperise, qe do te udhehiqet nga trajneri Josip Kuzhe.

Por per momentin asgje nuk eshte e vendosur perfundimisht. Kete e ka bere te ditur sekretari i pergjithshem i FFK-se, Eroll Salihu, i cili theksoi se ende nuk ka marre konfirmim zyrtar nga FSHF-ja per zhvillimin e kesaj ndeshjeje, edhe pse federata shqiptare e kishte aprovuar nje gje te tille dite me pare, ne mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv te saj.

“Perveç faktit qe nderohet dita e pavaresise, me kete eveniment sportiv, ne koordinim me FSHF-ne kemi vendosur qe te gjitha te ardhurat nga kjo ndeshje t’u dedikohen familjeve te prekura nga permbytjet e fundit ne Shkoder”, theksoi Salihu.

Ndersa, trajneri i Kombetares se Kosoves, Albert Bunjaku, foli me konkretisht rreth ekipit dhe rendesise qe ka kjo ndeshje. Ai u shpreh se nga kjo ndeshje do te mund te informohet me mire per futbollistet qe mund te llogarite ne te ardhmen. Selektori kosovar beri te ditur se “futbollistet e ftuar kryesisht do te jene nga Superliga e Kosoves, por perparesi do te kene lojtaret qe luajne ne rajon, Shqiperi, Maqedoni etj.”

Top Channel