F1, miratohet sistemi i ri i pikeve

02/02/2010 18:00

Formula 1 per sezonin e ri 2010 do te kete nje sistem te ri pikesh, nje formule e miratuar nga Federata Nderkombetare e Automobilizmit dhe skuadrat.

Sipas ketij sistemi te ri, do jene 10 vendet e para qe do te marrin pike ne nje gare. Sipas kesaj renditjeje, vendi i pare 25 pike, i dyti 18 per te vazhduar sipas renditjes me 15-12-10-8-6-4-2 dhe 1 pike vendi i 10-te.

Gjithashtu do te kete edhe disa ndryshime te tjera ne rregullore. Pilotet do te startojne garen me te njejtin komplet gomash qe perdorin ne provat nje dite para gares, gjithashtu nuk do te lejohet edhe perdorimi i difuzoreve dysh, nje element teknik qe i dha titullin sezonin e shkuar skuadres Brawn GP.

Sezoni i ri 2010 do filloje me 14 mars me Cmimin e Madh te Behreinit dhe do te transmetohet drejtperdrejte nga Top Channel.

Top Channel