Sanremo, nje tjeter zonje e pare refuzon ftesen
01/02/2010 10:10
Impenjimi ne krah te bashkeshortit Nicolas Sarkozy e kufizon Zonjen e Pare te Frances, Carla Bruni nga deshirat dhe pasionet e saj.
Kjo gje po ndodh ne keto momente, pasi mesohet se ajo ka anuluar pjesemarrjen ne Festivalin e Sanremos, ku ishte planifikuar te kendonte perkrah Gino Paoli-t.
Mendohet se refuzimi ka ardhur per shkak te tekstit te shkruar nga Simone Cristicchi, te cilin nuk e ka pelqyer Pallati Elize. Lajmin e bejne te ditur drejtuesit e festivalit te kenges italiane. Pak kohe me pare, edhe Michelle Obama refuzoi pranine ne teatrin “Ariston”.
Top Channel