
Rreth 779 persona kane ndryshuar emrin a mbiemrin ne tre vitet e fundit ne qytetin e Korces. Pjesa me e madhe e tyre, thuajse 90 perqind e kesaj liste e kane bere kete per lehtesi dokumentash ne shtetin fqinj Greqi. Ne liste nuk mungojne as myslimanet te cilet kane ndryshuar emrat e tyre per t’i bere ata ortodokse.
Kjo eshte shifra zyrtare qe ofrohet jo pa drojtje ne zyrat e gjendjes civile ne kete qytet. Procedura eshte e thjesht dhe nuk kerkon shume kohe.
“Qytetari duhet te jete mbi moshen 18 vjec, duhet te jete personalisht per nderrimin e emrit. Duhet te kete nje vertetim prej gjykates dhe prokurorise dhe duhet te beje nje kerkese per ndryshimin e emrit”, thote nje punonjese e gjendjes civile.
Ne keto zyra ka patur Muharrem qe eshte bere Jorgo, Alban qe eshte bere Vasil apo edhe Mimoza qe ka dale ketej si Eleni. Shume persona vec emrit apo mbiemrit, ndryshojne edhe identitetin e prinderve te tyre, duke e bere ne kete menyre edhe me te lehte marrjen e dokumentave ne vendin fqinj.
Edhe viti 2010 ka nisur thuajse me te njejtin rritem kerkesash, ne dy javet e para te janarit jane bere 4 ndryshime ne regjistra.
Ne Korce te gjithe jane ne djeni te ketij fenomeni, por njerezit e kane te veshtire te flasin para kameras. I druhen reagimit te pales greke qe mund t’i pengoje me pas per te gjithe dokumentacionin e nevojshem, qe tek me e thjeshta, viza.
Ka edhe persona te tjere ne keto lista te cilet nuk kane mundur te marrin dokumentat e nevojshem edhe me emrin e ri grek. Ata rivijne ne Shqiperi ne zyrat e gjendjes civile, por kete here jo per ta rikthyer identitetin shqiptar, por per te vene nje emer tjeter grek, e keshtu Muharremi qe u be Jorgo me pas behet Andonis me shpresen se kete here gjerat do te ecin me mire. Ne listat e ndryshimeve nuk bejne perjashtim as ortodokset e Korces te cilet duhet ta pershtasin ne ortodoks grek.
Ne gjykaten e rrethit Korce ka mjaft persona qe kane kerkuar edhe ndryshimin e kombesise nga shqiptare ne greke, por ketu gjithsesi fenomeni eshte me i permbajtur sepse behet nen kontrroll te rrepte. Gjate vitit 2008 ka patur 56 kerkesa nga te cilat 16 jane pranuar, ndersa ne vitin 2009 numri ka pesuar rritje ku jane bere 123 kerkesa, 100 jane gjykuar dhe 61 jane pranuar.
Kudo ne qytetin e Korces dhe rrethinat e tij ndikimi grek eshte i dukshem. Nga baret e restorantet, rruget e shkollat, te ushqimet e konsumit te perditshem dhe duhani, te gjitha me etiketa greke. Pa harruar fenomenin e pensioneve.
Historiani Xhufi procesin e ndryshimit te emrave nuk e sheh kaq te pafajshem ashtu sic edhe pjesen tjeter te ndikimit ne keto zona.
“Ky proces qe duket i pafajshem ne vetevete dhe krejt individual eshte kushtezuar me nje sere benefitesh qe mund te kete ai qe nderron emrin. Kjo ka ndodhur ne nje brez kufitar tjeter me mbreterine serbe ne mesjete kur nen trysnine e pushtetit serb shume shqiptare nderruan emrat i bene ata sllave, u futen ne kishen ortodokse serbe dhe prej ketu ndodhi nje proces asimilimi etnik”, shprehet Xhufi.
Sipas tij, e gjithe kjo situate eshte e lidhur pashmangshmerisht edhe me regjistrimin e popullsise te paralajmeruar nga qeveria.
“Kjo mund te duket shume europiane, por ne kushtet e Shqiperise ky mund te jete i rrezikshem, sepse vete shteti shqiptar po krijon kushtet per te shitur shpirtin e qytetareve te vet. Do te kete qytetare per keto arsye, sociale qe ndodhin nga politika te caktuara qe ndiqen nga shteti fqinj qe mund te shesin jo vetem ceshtjen e fese, por te shesin edhe kombesine e tyre”, tha Xhufi.
Situata eshte e tille jo vetem ne Korce, por edhe ne Gjirokaster, Permet, Erseke, Sarande, Himare e deri ne Vlore e Fier.
Ndryshimi i emrit apo i mbiemrit eshte nje e drejte personale e pakufizueshme per cdo qytetar te Republikes se Shqiperise. Por ne fakt akush nuk mund te thote se shqiptaret e bejne kete me deshire. Mungesa e nje te ardhme te sigurte, papunesia, veshtiresite ekonomike, pamundesia per levizje te lire, kane detyruar shume qytetare te gjendur nen presionin e pales greke te zgjedhin rrugen e humbjes se identitetit te tyre vetjak dhe familjar per te mbijetuar. Nje kalvar ky i nisur qe ne fillim vitet 90 e qe sot i ka bere shume shqiptare te mohojne se jane te tille jo per faj te tyre, por te shtetit shqiptar qe ne 20 vjet nuk ka mundur t’u garantoje, as buken e gojes e as dinjitetin e tyre kombetar.
Top Channel