Armir Shkurti, jeta e nje gazetari me pervoje

01/02/2010 19:10

Nje gazetar tashme me shume pervoje ne televizion, Armir Shkurti per 18 vitet e fundit ka qendruar ne vijen e zjarrit te zhvillimeve mediatike te Shqiperise.

Per te njohur kryeredaktorin e “Fiks fare” duhet te shkojme ne ambientet e punes se tij te perditshme ku pervecse se tek dera askund tjeter nuk ndjehet pesha e titullit drejtues, pasi Shkurtin e gjen duke plotesuar te gjithe nevojat e Fiksit.

Por le te kuptojme Armir Shkurtin njeri dhe jo gazetar! Per kete na ndihmon shoku i tij i gjimnazit! Arianin e gjejme fare lehte, nderkohe qe i ben nje vizite mikut te hershem.

“Eshte nje shok qe mund ta takosh gjithmone pa e lajmeruar me perpara. Gjithmone lidhja qe bej me Armirin eshte nje njeri qe gjeneron humor dhe te ben per te qeshur”, thote Ariani.

Nje pasion i jashtezakonshem per punen e tij, por sic na tregon Fillip Cakuli edhe per bashkeshorten.

“Ai eshte nje punetor i madh. Vjen orar pa orar ne kete pune. Vjen edhe te shtunave dhe te dielave. Vetem ka nje defekt se pas kaq vjetesh vazhdon t’i thote gruas shpirt e zemer”, thote Cakuli.

Do te ishte e pamundur qe profili i Armir Shkurtit t’i shpetonte batutave dhe humorit, ashtu sic eshte vertete perditshmeria e gazetarit, por Doktori na e ben akoma me te qarte.

“Humroi i tij eshte humor i zgjuar. Ai nuk para qesh vete. Ai ka stresin qe punon vete me gazetaret dhe ne pune eshte shume i cuditshem. Ai ka edhe natyren e humorit, por edhe ate te stresit per punen”, shprehet Gent Pjetri.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel