Java e 19 e Kategorise Superiore eshte mbyllur me dy ndeshjet e se dieles ku nuk kane munguar surprizat pasi kane fituar dy skuadrat udhetuese, Besa ne Fier dhe Laci ne Shkoder.
Ne ndeshjen e zhvilluar ne stadiumin “Loni Papuciu”, ishte sulmuesi Vioresin Sinani qe shenoi per Besen golin e pare me verdhezinjte.
Shkodrani u be protagonist edhe ne golin e dyte duke dhene nje asist per Daniel Xhafajn qe shenoi golin e dyte per kavajasit.
Besa me kete sukses pozicionohet ne vendin e dyte me 39 pike ndersa ka edhe nje ndeshje per te luajtur me Flamurtarin ne 3 Shkurt.
Vllaznia ka shokuar titozet me humbjen 1-2 ndaj Lacit ne stadiumin “Loro Borici”. Goli i pare i shkodraneve me Balen u duk se do sillte nje fitore te lehte, por kurbinasit replikuan dy here me Arlind Noren ne pjesen e dyte.
Top Channel