Seria A, Milan ndalet ne San Siro

31/01/2010 17:25

Milan barazon 1-1 me Livornon ne San Siro duke humbur mundesine per te shkurtuar ne -6 diferencen e pikeve me Interin kryesues.

Kuqezinjte e mbyllen pjesen e pare me avantazhin e 1 goli pas rrjetes se gjetur me ane te kapitenit Ambrozini ne minuten e 44. Vetem 7 minuta nga nisja e fraksionit te dyte te takimit Livorno shtang San Siron duke barazuar rezultatin ne 1-1 me ane te veteranit Lukareli.

Ne minutat e mbetura megjithe perpjekjet e Milanit per te gjetur golin e trepikeshit, ai nuk erdhi.

Perfiton me se miri Roma nga hapi fals i Milanit. Verdhekuqte fituan ndaj Sienes ne Olimpiko me rezultatin 2-1 duke u ngjitur ne kuoten e 41 pikeve, po aq sa kuqezinjte e Leonardos.

Nderkaq Sampdoria merr nje fitore te vyer ndaj Atalantes. Dorianeve u mjaftuan dy gola ne 45 minuteshin e pare e takimit per te sigluar trepikeshin.

Ne takimet e tjera Katania barazoi me Udinezen 1-1. Po kaq perfundoi edhe sfida Kievo-Bolonja, ndersa Fiorentina barazoi 2-2 ne transferte ndaj Kaljarit.

Ndeshja e mbremjes mes Juventusit dhe Lacios, ku debuton ne stolin bardhezi edhe trajneri Alberto Zakeroni, mbyll javen e 22-te te Serise A.

Top Channel