
Rreth 500 banore te nje lagjeje te Fierit, kane kercenuar me protesta. Shkak per kete vendim ekstrem eshte bere furnizimi i keq i tyre me energji elektrike, si dhe demet e medha te shkaktuara nga tensioni i ulet.
Prej 3 muajsh ata kane pohuar se furnizohen me nje tension rreth 80 W, duke shkaktuar djegien e shume aparaturave elektrike shtepiake, te cilat ata nuk mundin t’i blejne serish.
“Brenda dy muajve kam marre dy here teknikun e lavatriçes, pasi tensioni me ka shkaktuar defekte. Bashkeshortja ime eshte kthyer si ne kohet e meparshme, duke lare rrobat me dore”, thote Thoma Ferko, banor i zones.
Per ironi te fatit kjo lagje periferike e Fierit shperndarjen elektrike e kryen nepermjet shtyllave te drurit, te cilat ne shumicen e rasteve jane shume afer hapesirave levizese aq sa mund te preke fare lehte kalimtaret ose mjetet qe levizin ne kete zone.
“Ne keto kushte na mbetet vetem te protestojme ndaj OSSH-se, pasi ndihemi te harruar si pjese e qytetit qe jemi”, thote nje tjeter banor i kesaj lagjeje.
Perfaqesuesit e OSSH-se Fier te pyetur ne lidhje me kete rast kane pohuar se shume shpejt do te vendosen shtyllat e hekurit dhe gjithçka do te kthehet ne normalitet, pasi jane gjetur edhe fondet.
Top Channel