Vangjeli: Dua Kupen e Greqise

30/01/2010 14:25

Kristi Vangjeli eshte rehabilituar plotesisht nga demtimi qe e mbajti afro tri jave jashte fushave te lojes. Mbrojtesi i Kombetares u lendua ne takimin e pare te vitit 2010, ku Arisi fitoi 3-0 ne fushen e Atromitosit, pas nje nderhyrjeje brutale nga argjentinasi Perone.

Gjate nje interviste per radio “Aris FM”, mbrojtesi i Kombetares shqiptare ka folur rreth rikthimit, trajnerit Hektor Raul Kuper, kampionatit aktual dhe ambicieve ne Kupen e Greqise.

Rreth traumes me te fundit, 24-vjeçari tha: “Mungova per afro 20 dite, por rehabilitimi erdhi me ritme normale. Per ne sportistet eshte e rendesishme qe te evitojme demtimet, por kjo nuk eshte gjithmone e mundur”.

Per trajnerin e mirenjohur argjentinas, Vangjeli deklaroi: “Puna e Hektor Raul Kuper duket qarte nga rezultatet qe Arisi po regjistron. Ai ndryshoi sjelljen ne fushe te skuadres dhe filozofine e lojes, e po punojme shume qe te permiresohemi individualisht dhe ne menyre kolektive.

Trajneri kerkon 100 per qind nga te gjithe lojtaret ne stervitje, ai nuk ben diferencime dhe ne kete menyre ben qe te gjithe lojtaret te qendrojne vigjilente”. Me tej kuqeziu ka folur edhe per kampionatin, ku momentalisht Arisi ndodhet ne vendin e katert dhe per Kupen e Greqise. Sfida e ardhshme ne Superlige eshte ajo e se dieles ne fushen e Ksanthit, skuader me te cilen verdhezinjte do te luajne serish me 10 shkurt ne çerekfinalet e kupes.

Top Channel