S’ka para per foshnjat

30/01/2010 16:10

Qeveria nuk ka para per shperblimin  prej 5 000 leke per  te porsalindurit. Prinderit te cilet sjellin ne jete nje foshnje, me vendim te Keshillit te Ministrave te dale ne maj 2009, shperblehen me 5000 leke nga qeveria.

Por ne gjendjet civile ku ata regjistrojne femijen dhe pajisen me certifikaten perkatese, nuk e marrin  kete shperblim pasi neper minbashki nuk ka mberritur fondi nga Ministria e Brendshme.

Por fonde nuk ka vetem per shperblimet e ketij viti. Edhe nje vit me pare jane dhene para per te shperblyer vetem 80 lindje, nderkohe qe mesatarisht ne nje vit llogariten 650 lindje vetem ne kete njesi bashkiake.

Bonusi i vendosur nga qeveria ka afat 2 mujor brenda te cilit prinderit mund te paraqiten per ta terhequr qe nga momenti i regjistrimit te te femijes. Ndersa nje tjeter bonus ne vleren 5000 leke jepet  bashkia e Tiranes e cila e shperndan kete bonus nepermjet nje banke dhe prinderit mund te paraqiten ne cdo moment per ta marre ate.Mesohet se te pakten ne Tirane, ky problem eshte ne te gjitha njesite bashkiake.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta