PD: Hetimi i zgjedhjeve nuk parashikon hapjen e kutive

30/01/2010 15:10

I sapokthyer nga Strasburgu, kryetari i delegacionit shqiptar ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes, Ilir Rusmali, ka vecuar si arritjen thelbesore te rezolutes te se enjtes percaktimin e funksionimit te komisionit hetimor per zgjedhjet sipas vendimit perkates te Gjykates Kushtetuese.

Zoti Rusmali citoi kete vendim te Gjykates Kushtetuese, qe sanksionon se vendimet e gjykatave te vendit mund te ndryshohen vetem nga nje gjykate me e larte.

Ky vendim i vitit 2003, sipas zotit Rusmali, nuk legjitimon kerkesen e Partise Socialiste per hapjen e kutive te votimit dhe rinumerimit te votave per cfaredolloj qellimi.

“Pretendimi i zotit Rama bie menjehere poshte sapo te konstatoni se kerkesa kryesore e tij lidhet drejtperdrejt me konkluzionet perfundimtare te Gjykates e Kolegjit Zgjedhor, psh.me numerimet ne Berat apo me rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve ne Fier. Komisionit hetimor nuk eshte kurresesi te prishe vendimet e gjykatave sepse eshte jashte funksioneve te veta kushtetuese dhe ketu nuk ka asnje lloj ekuivoku dhe paqartesie”, u shpreh Rusmali.

I pyetur nga gazetaret, zoti Rusmali, la te kuptohet se ky parim nuk mund te negociohet ne asnje tryeze dhe se kontributi i presidentit per zgjidhjen e krizes politike duhet te shkoje ne kete drejtim.

“Une besoj qe presidenti ne cdo republike parlamentare  ka nje mjet fondamental, fjalen, fjalen e urte. Dhe presidenti e ka kete mundesi ne cdo lloj rrethane. I takon presidentit te eksploroje, i takon atj te theksoje publikisht ato mesazhe qe theksohen edhe nga rezoluta, i takon atij te thote qe nuk goditet Kushtetuta nepermjet rruges, i takon atij te thote qe bojkoti ne nje vend si Shqiperia eshte i demshem, sic e thote asambleja e Keshillit te Europes nepermjet rezolutes dhe sigurisht eshte ai qe duhet te beje perpjekjet qe t’í therrase te paparsyeshmit drejt arsyes”, tha Rusmali.

Top Channel