Devoll, varrosen dy vellezerit, babai akuzon policine

30/01/2010 19:40

Vrasesi i tre vellezerve ne fshatin Vidohove, per momentin eshte personi me i kerkuar ne vend, pas vrasjes se trefishte qe dyshohet te kete ndodhur per arsye xhelozie, pas nje lidhjeje jashte martesore te njeres prej viktimave me bashkeshorten e autorit.

Ne te njejten kohe kur forca te shumta policie po bejne krehjen e zones per te hedhur ne pranga te dyshuarit, rreth ores 13 eshte kryer ceremonia mortore e dy vellezerve Taulant Mulliri dhe Xhilian Mullri.

Ata u vrane nje dite me pare ne fshatin Vidohove, nderkohe qe permasat e tragjedise jane renduar kur eshte njoftuar se ne Spitalin Ushtarak ka nderruar jete edhe vellai i trete qe mbeti i plagosur gjate kesaj masakre. E shoqeruar nga forca te policise, ne varrimin e dy djemve ka marre pjese edhe e ema e tyre, Liljana Mulliri e cila vuan denimin me 20 vjet ne burgun e grave Tirane.

Babai i tre djemve te cilet u qelluan me arme nje dite me pare, akuzon policine e Devollit qe sipas tij nuk i ka marre ne mbrojtje djemte, pasi autori i kishte kercenuar disa here dhe policia ishte ne dijeni per kete. Sipas tij, policia ishte vene ne dijeni edhe dy muaj me pare, pasi autori i kishte kercenuar me arme. “Shefi i krimeve me beri nje pritje teper qesharake”, shprehet Xhevahir Devolli.

Nderkohe vazhdon ende operacioni per kerkimin e autorit Besim Karaji, i cili qelloi mbi vllezerit Mulliri, pasi bashkeshortja e tij kishte lidhje jashtemartesore me njerin nga vellezerit. Shtatezania gruas se tij e kishte ashpersuar me shume konfliktin ndermjet tij dhe viktimes. Nderkohe, te dielen do te kryeht varrimi edhe per djalin i cili ka humbur jeten gjate dites se shtune ne spital.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta