
Mengjesin e sotem ndoshta nuk do ta harroje asnjehere mbrojtesi i Chelsea dhe kombetares se Anglise, John Terry.
Ashtu si ne SHBA ku Tiger Woods u transformua nga nje ikone ne nje shenjester te te gjithe opinionit, edhe ne Angli John Terry mund te kaloje nje situate te ngjashme, madje edhe me ekstreme.
Gazetat ishullore i kane kushtuar nje vemendje te vecante lidhjes se lojtarit me modelen Vanessa Perroncel, bashkeshortja e ish shokut te skuadres, Wayne Bridge, i cili luan me Manchetsre City. Terry ishte deshmitari i dasmes se shokut, por mesa duket ai nuk i ka rezistuar dot tundimit per t’u futur ne shtratin e bukuroshes.
Perroncel dhe Bridge jane divorcuar ne dhjetor dhe nga lidhja e tyre ka lindur nje djale. Ne te vertete, mbrojtesi ishte ne dijeni te publikimit te lajmit dhe nuk mundi ta bllokoje kete gje nepermjet gjykatave.
Gjykatesi Justice Tugendhat tha se nuk mund t’u mbyllte gojen mediave vetem per te mos humbur sponsoret. Gruaja e lojtarit nuk e ka komentuar lajmin, por sipas miqve, ajo po ben gati procedurat e divorcit. Sipas “Daily Mirror”, kete radhe ajo nuk do t’ia fale bashkeshortit.
Por pervec humbjes se gruas, Terry mund te humbase edhe shiritin e kapitenit ne kombetare dhe kjo mund te ndodhe qe ne miqesoren e marsit kunder Egjiptit. Por “Daily Mail” shkon edhe me tej duke hipotezuar se Terry rrezikon pjesemarrjen ne boteror per shkak se Capello kerkon te ruaje nje disipline te hekurt ne skuader.
Top Channel