
Shkumbini ka mundur 2-1 Flamurtarin duke e cuar ne 4 numrin e fitoreve radhazi ne Peqin, nderkohe qe Komisioni i Disiplines prane FSHF-se, ka anuluar fitoren e vlonjateve me Besen fundjaven e kaluar, duke vendosur riluajtjen kesaj ndeshjeje me 3 shkurt.
Ne ndeshjen e Peqinit ku gjyqtari i FIFA-s Sokol Jareci dha tre 11 metersha, 2 per Shkumbinin dhe 1 per vlonjatet, protagonisti i fitores per vendasit ishte permetari Ilirjan Caushaj i cili nuk gaboi asnjehere nga pika e bardhe duke shenuar ne minuten e 15-te dhe te 55-te.
Mbrojtesi i Flamurtarit Veliu, shenoi golin e barazimit ne minuten e 25-te, nderkohe qe Memelli ne debutimin e tij me fanelen e skuadres vlonjate humbi nje 11 metersh te fituar nga vete ai ne minuten e 50-te. Pas kesaj fitoreje Shkumbini ngjitet perkohesisht ne vendin e katert me 27 pike, ndersa Flamurtari mbetet ne kuoten e 18 pikeve.
Top Channel