Rooney altruist: Merita e gjithe skuadres

29/01/2010 17:05

Pavaresisht se ai ka rezultuar deciziv ne shume ndeshje te ketij sezoni duke marre mbi shpatulla fatin e skuadres, Wayne Rooney nuk eshte dakort me hipotezen qe Manchester United varet vetem nga performanca e tij.

“Mos na shikoni si nje skuader qe mund te varet nga nje lojtar. Kjo nuk ka kuptim”, rrefen sulmuesi ne nje interviste per “The Sun”. Ne vijim, ai tregohet altruist, duke e shperndare peshen e pergjegjesise tek e gjithe skuadra.

“Nese nuk me sherbejne topa nuk mund te shenoj. Kemi ndare golat dhe kjo nuk eshte vetem merita ime. Presim te fitojme si skuader dhe jo si lojtare”, perfundon ish lojtari i Evertonit.

Top Channel