
Dy vellezer nga fshati Vidohove e rrethit te Devollit jane ekzekutuar mesditen e se premtes me arme zjarri ne nje nga rruget e fshatit te tyre, ndersa nje i trete eshte ne gjendje shume te rende. (UPDATE)
Viktimat jane Taulant dhe Xhilion Mulliri, ndersa vellai i vogel 18 vjecari Eldi Mulliri ka mundur t’i shpetoje vdekjes. Autori i krimit te rende ka qene duke i pritur tre vellezerit te ktheheshin ne shtepi rreth ores 14 dhe i ka qelluar me bresheri te nje automatiku kallashnikov.
Pasi ka kryer krimin, autori i vrasjes ka terrorizuar edhe fshatin duke qelluar me armen e tij te zjarrit ne ajer, dhe me pas eshte larguar drejt kufirit me Greqine.
Pas ngjarjes se rende ne fshat ka mberritur policia qe ka rrethuar gjithe zonen si dhe ka bllokuar kufirin me Greqine, ne kerkim te autorit te krimit.
Pas hetimeve paraprake, policia ka deklaruar se autori i vrasjes eshte nje 37 vjecar me origjine nga fshati Thumane, Besim Karaj.
Sipas burimeve policore, ai ka qelluar per xhelozi ndaj nje prej vellezerve Mulliri, i cili mendohet se kishte lidhje jashtemartesore me bashkeshorten e tij. Uniformat blu jane ende ne kerkim ne nje pyll prane kufirit me Greqine per te kapur shtetasin Besim Karaj.
Vendi ku ndodhi vrasja, fshati Vidohove, ndodhet fare prane kufirit me Greqine dhe per arrestimin e vrasesit eshte kerkuar dhe ndihma e policise greke e cila po leviz me patrulla pergjate kufirit me Shqiperine.
Ne ndihme jane vene edhe forcat e repartit RENEA per shkak se dyshohet se autori ndodhet ende perreth fshatit, i armatosur.
Fillimisht policia dyshoi per pisten e hakmarrjes, pasi nena e tyre Liljana Mulliri vrau nje shtate vjecar dhe me pas e hodhi ne nje pus per te humbur gjurmet.
Trupi i djalit te vogel u gjet ne nentor te vitit 2005. Liljana Mulliri pranoi ne proces se kishte kryer krimin per motive xhelozie, ndaj ish te dashurit te saj, xhaxhait te viktimes.
Top Channel