
Kryeministri Sali Berisha, nje dite pas miratimit te rezolutes per Shqiperine ne Keshillin e Evropes, deklaroi se bojkoti nuk mund te pranohet.
“Ftoj kreun e Partise Socialiste Edi Rama qe te degjoje dashamiresit e tij ne Evrope, te cilet bejne thirrje vetem ne respekt te shtetit ligjor”, u shpreh Berisha.
Ne nje konference per shtyp shefi i qeverise u shpreh i gatshem per te ulur ne tryeze bisedimesh menjehere me Ramen, duke theksuar edhe nje here se ai nuk mund te dale mbi vendimin e gjykatave.
Sipas Berishes nese shperblehet bojkoti, (pra nese plotesohet kerkesa themelore e opozites per hapjen e kutive) atehere legjitimohet revolucioni permanent.
Berisha ne komentin e tij rreth ofrimit te presidentit Topi si negocator theksoi se ne rast se kreu i shtetit arrin te binde Ramen per t’iu pershtatur rregullave themelore te shtetit ligjor, qe jane respektimi i vendimit te gjykatave, atehere ai eshte i gatshem per dialog.
“Ne perputhje me interesin e vendit jam i gatshem qe te pranoj cdo negociator. Nese Topi arrin te binde Ramen per t’iu pershtatur rregullave , une jam gati per bisedime”, u shpreh Berisha.
Berisha: Respektojme Kushtetuesen
Shefi i qeverise deklaroi se do te respektoje vendimin e Gjykates Kushtetuese rreth marreveshjes mes Greqise dhe Shqiperise per caktimin e kufirit ujor.
“Megjithese nuk eshte zbardhur vendimi, ne nuk mund ta diskutojme ate, pavaresisht se na pelqen ose jo”, theksoi Berisha, duke shtuar se marreveshja me Greqine do te ece perpara dhe percaktimi i kufirit shteteror me vendin fqinj jugor eshte shume i rendesishem.
Berisha theksoi se ceshtje te ketij lloji jo vetem me Greqine, por me cdo vend tjeter anetar te NATO-s do te zgjidhen ne perputhje me konventat nderkombetare, ne menyren me te mire qe ekzistojne.
Top Channel