
Shqiperia dhe Mali i Zi besojne se do te marrin pergjigje pozitive nga Brukseli brenda vitit 2010 per statusin e vendit kandidat.
Kjo u shpreh diten e premte ne Tirane nga dy ministret e Integrimit, Majlinda Bregu dhe Gordana Gjurovic.
Gjate nje konference shtypi, dy politikanet kane mirepritur tezen e Greqise, e cila ka ftuar Bashkimin Europian te pranojne vendet e Ballkanit Perendimor si anetare me te drejta te plota ne vitin 2014.
Dy ministret thane se ky eshte nje skenar realist, nese vete vendet do te punojne intensivisht per te arritur standartet e kerkuara dhe t’i vendosin vetes objektiva te qarta per integrimin.
Mali i Zi e ka dorezuar pyetesorin ne Bruksel ne muajin dhjetor, ndersa Shqiperia pritet ta dorezoje ate pas dy muajsh. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu tha se Shqiperia shpreson qe data e marrjes se statusit kandidat te jete e njejte me hapjen e negociatave per aneteresim ne Bashkimin Europian.
Top Channel