Will Smith president?
28/01/2010 16:40
Ia ka dale me se miri Barack Obama, perse nuk duhet te enderroje Will Smith per postin e presidentit te SHBA-ve?
Kete deshire te fshehur te aktorit amerikan e rrefen bashkeshortja e tij, 38 vjecarja Jada Pinkett Smith. “Will mund te largohet nga kinemaja per t’u marre me politike. Nje here me tha se do t’i kishte pelqyer shume te behej presidenti i SHBA-se, nuk po bente shaka, ishte shume serioz”, thekson ajo.
Jada dhe Will kane dy femije, Jaden, 11 vjec dhe Willow 9. “Ai dhe une duam te leme nje gjurme te madhe ne kete planet dhe nuk mendojme ta bejme vetem nepermjet filmave”, shton Pinkett ne gazeten gjermane “Bunte”.
Top Channel