Tirana: Nuk njohim ndeshkimet

28/01/2010 00:00

Klubi i Tiranes dhe tifozet e kesaj skuadre do te protestojne para FSHF-se, nese drejtuesit e ketij institucioni nuk do te terheqin vendimet e dhena ndaj lojtareve, trajnerit, dhe ne vecanti pezullimin me 4 ndeshje te tifozeve te kesaj skuadre pas dhunes ne derbin me Dinamon.

Keshtu ka vendosur Asambleja e klubit bardheblu e mbledhur ne menyre te jashtezakonshme pas vendimeve te fundit te Komisionit te Disiplines.

“Nuk jam dakort me denimin e Albanit, te cilit i eshte dhene nje denim tej mase i rende. Absolutisht nuk jam prap dakort edhe me denimin e Mukes. Nese federata nuk do te marre parasysh, ne vecanti kthimin e tifozeve ne stadium, une jam i mendimit qe ne te bashkohemi per nje proteste paqesore perpara Federates Shqiptare te Futbollit”, deklaroi presidenti Refik Halili.

Nderkohe, trajneri Tafaj, i denuar me nje vit pas goditjes se Elis Bakajt, u kerkoi falje tifozeve te Tiranes, por jo Bakajt dhe sportdashesve te tjere qe pane skenat e dhunes ne stadium e ne televizor.

“Gjej rastin per te kerkuar ndjese per anen josportive te paraqitur ne fushe. Shpesh here lojtaret e mi me thonin qe Bakaj eshte tip ngacmues dhe provokues, por kur e provova vete dola edhe une jashte natyres sime duke bere nje gjest te cilin e denoj vete duke kerkuar ndjese tek ju”, tha trajneri Alban Tafaj.

Presidenti i Tiranes Halili i cili ka vazhduar me akuzat ndaj kreut te FSHF-se, Armand Duka ka propozuar ngritjen e nje grupi te posacem per te audituar kete institucion.

Presidenti Halili ka kerkuar nga drejtuesit e sportit te klubeve te futbollit qe ne asamblene zgjedhore te FSHF-se qe t’i bashkohen atij per te hequr Duken nga froni si shkaktari kryesor i degjenerimit te futbollit shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA