Rezoluta e Keshillit te Evropes njeh krizen politike ne Shqiperi dhe merr parasysh nje pjese te amendimeve te paraqitura nga legjislacioni shqiptar.
Kriza politike ka veshtiresuar procesin integrues dhe jo paralizuar, kane vleresuar dy rekomanduesit Wilshire dhe Laasko, te cilet u shprehen se presidenti Topi duhet te nderhyje per te zgjidhur krizen politike.
Amendamenti kryesor i rezolutes qe mori miratimin eshte ai per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Sipas propozimit te PD, ky komision duhet te respektoje vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe kjo u pranua.
Amendamentet e tjera qe kishin te benin me heqjen e krizes politike, nuk u moren parasysh pasi raportuesit e konsideruan situaten ne Shqiperi si nje krize qe duhet te marre fund. Ata kerkuan reagim te menjehershem te te gjitha institucioneve.
Pritet qe tani KiE dhe dy raportuesit e misionit te monitorimit te vijne ne Tirane dhe te kontribuojne per nje zgjidhje politike.
Top Channel