Rama: Rezoluta e KiE, mbeshtetje PS-se

28/01/2010 19:35

Kryetari i PS, Edi Rama e ka interpretuar si mbeshtetje ndaj opozites rezoluten e miratuar nga Keshilli i Evropes per t’i dhene fund krizes politike ne Shqiperi.

Ne nje konference per shtyp te mbajtur para pak castesh, Rama eshte shprehur se KiE rrezoi amendamentet “e turpshme” te propozuara nga qeveria dhe doli ne mbeshtetje te PS.

“Falenderoj te gjitha grupet e Asamblese Parlamentare per mbeshtetjen qe na dhane sot. I falenderoj per rrezimin e amendamenteve te turpshme te PD. Mirepres perfshirjen e miqve nderkombetare ne nismen tone. Qendrimi yne sot eshte me i frote se kurre”, ka deklaruar Rama.

Me tej shefi i socialisteve e ka cilesuar si “nje shuplake” ndaj qeverise vendimin e Gjykates Kushtetuese per marreveshjen e kufirit me Greqine.

Ai ka shtuar se kryeministrin e pret nje tjeter padi, per shpifjet qe sipas tij ai ngriti ndaj deputetes Arta Dade, per lidhje me organizatat kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA