
Ministri i Financave Ridvan Bode, deklaroi ne Kuvend se qeveria u detyrua te merrte borxh per te paguar shperblimet e pensionisteve, duke ua faturuar ketyre te fundit, dhe jo administrimit te financave publike rritjen e borxhit publik.
Vec aktit normativ per buxhetin e vitit 2009, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet ne ligjin per tatimin mbi te ardhurat, ne thelb te te cilave qendron neni qe lejon sipermarresit te shtojne kapitale te padeklaruara ne bizneset e tyre, kundrejt takses 10 per qind.
Keto ndryshime jane atakuar fort nga opozita, e cila e ka quajtur ligjin e ri si nje instrument qe nga njera ane takson emigrantet dhe nga ana tjeter i hap rruge pastrimit te parave te pista.
Nderkohe ashtu sic edhe pati njoftuar Ministria e Financave eshte terhequr nga pika, qe taksonte dyfish bizneset e regjistruara si person fizik.
Top Channel