
Ish-presidenti i Republikes, Alfred Moisiu ka shprehur jo vetem solidaritetin e tij ndaj mijera banoreve te permbytur ne qarkun e Shkodres, por ka kerkuar qe ne keto dite te veshtira per shkodranet te gjithe shqiptaret t’u gjenden prane jo vetem moralisht, por tashme edhe financiarisht.
“Une edhe si qytetar edhe si ish-president iu bej ftese te gjithe shqiptareve, qe ata qe deri tani nuk kane pasur mundesi te japin kontributin e tyre, ta japin tani pasi jane krijuar mundesite me numrat qe ka vendosur qeveria dhe me mesazhet telefonike”, ka deklaruar Moisiu.
Djali i vogel 7 vjecar nga Londra, i cili arriti te mbledhe 100 mije paund per te ndihmuar qytetaret e Haitit, eshte nje histori reale te cilen e ka risjelle edhe nje here ne vemendje, jo pa qellim ish-presidenti i shqiptareve.
“Ne e kemi pare se si ne Angli nje djale i vogel mblodhi mijera paund per Haitin. Eshte nje shembull jashtezakonisht domethenes, qe permes bicikletes ai mblodhi gjithe ato para. Pra, gjithkush mund te jape ndihmen e tij. T’iu qendrojme banoreve prane edhe financiarisht”, eshte shprehur Moisiu.
Banoret e Shkodres kane 28 dite qe perballen me ujin qe iu ka pushtuar shtepite, te ftohtin dhe varferine. Ndaj ne keto dite ne po sjellim ne vemendjen tuaj nje nga shprehjet e Nene Terezes se, “e mira vlen per te gjithe”.
Top Channel