Letersi, nderron jete shkrimtari Jerome Salinger

28/01/2010 19:55

Shkrimtari Jerome David Salinger, autor i romanit te famshem “I riu Holden” ka nderruar jete ne moshen 91 vjecare.

Ai i mbylli syte pergjithmone ne shtepine e tij ne Corish, ne shtetin amerikan te New Hampshire. Lajmin e beri te ditur djali i shkrimtarit, sipas te cilit, vdekja erdhi per shkaqe natyrore.

Romanin “I riu Holden” ai e shkroi ne vitin 1951 dhe qe prej vitit 1965 vendosi te mos shkruante me. Qe prej vitit 1980 ai nuk dha me asnje interviste. Salinger lindi ne vitin 1919 ne Manhattan dhe u transferua ne New Hampshire duke shkeputur te gjitha marredheniet me njerezit.

Qe prej ketij transferimi, shkrimtari nuk publikoi me asgje dhe dha shume pak intervista. Me romanin e tij, Salinger tronditi themelet e letersise, duke u hapur rrugen shkrimtareve te tjere si, Dom DeLillo dhe Thomas Pynchon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA