Lamtumire Panajot Pano!

28/01/2010 15:35

I jepet lamtumira e fundit legjendes se futbollit shqiptar, Panajot Panos, i cili u nda nga jeta me 19 janar ne moshen 71-vjecare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Trupi i nje prej figurave me te medha te futbollit shqiptar, gjithashtu “Nderi i kombit”, titull i dorezuar pak muaj me pare nga Presidenti i Republikes, eshte pritur ne aeroport nga ekipi i Partizanit, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, keshilltare te presidentit e shume figura te tjera te larta te klubit Partizanit dhe futbollit shqiptar.

Pas mberritjes ne aeroport, arkivoli me trupin e legjendes se futbollit u vendos ne hollin e “Pallatit te Kongreseve” ku u bene homazhet zyrtare te qeverise dhe shtetit, te afermve dhe kolegeve te Panajot Panos.

“Kam shume dhimbje per ndarjen nga jeta te nje talenti te rralle dhe te nje njeriu ekstremisht modest dhe pertej dhimbjes, isha me fat qe ne kete jete pata rast te shikoj talentin e rralle te sportit shqiptar. Pra isha me fat qe e kisha mik personal”, u shpreh presidenti Topi.

Nderkohe, kryeministri Berisha tha se keto jane momente prekese pasi kombi po i jep lamtumiren nje futbollisti te shquar. “Vertet sot ai ndahet nga jeta, po le nje trashegimi te jashtezakonshme, nje emer te nderuar per sot dhe te gjithe koherat”, theksoi shefi i qeverise.

Pak fjale ka thene edhe shefi i opozites, Edi Rama, sipas te cilit, loja e Panos eshte tregues i gjurmes qe ai ka lene pas.

Panajot Pano do te prehet perjetesisht ne Varrezat e Sharres ne Tirane.

Top Channel