Lamtumira e Panajot Panos

28/01/2010 18:45

“I shpejte si era, energjik, depertues, i papermbajtshem ”. Keto jane epitetet e komentatoreve radiofonike te kohes qe kane mbetur ne kujtesen e sportdashesve shqiptare per ish futbollistin e famshem te Partizanit dhe Kombetares, Panajot Pano.

I lindur ne qytetin e Durresit ne 1939-en, i zbuluar per dhuntine dhe talentin e tij ne fushen e blerte nga Xhavit Demneri, Panajot Pano ne kete bilance te lojes se tij neper stadiume shenon kater here kampion i Shqiperise nga viti `61 deri ne `64-en dhe pese here fitues i Kupes se Shqiperise me skuadrat e kryeqytetit. Ne ndeshjet nderkombetare eshte autor i gati 100 golave, por me shume shenohen ne karrieren e tij te gjate futbollistike neper kampionatet shqiptare.

Ne 18 vitet e karrieres ai ka mundur te shenoje  500 gola, per t’u larguar nga fusha ne vitin 1975 por me syte dhe zemren gjithmone tek ajo. “Pushkash i vogel”, do te etiketohej sulmuesi i Partizanit dhe Kombetares. Por ajo qe e ben te madh emrin e tij dhe te Kombetares Shqiptare kane qene perballjet ne fushe me perfaqesuesen e ish Republikes Federale te Gjermanise.

Franc Bekenbauer, legjenda e futbollit gjerman do te shprehej pas sfidave ne “Qemal Stafa” ne Tirane, pak para terheqjes se tij nga fusha  per Panajot Panon: “Nese Panajot Pano ndoshta nuk do te me kujtoje me, une e kam parasysh ate gjithmone”. Ai u shua pak dite me pare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne menyre te befte, nga nje infarkt ne zemer.

I cilesuar si futbollisti me i mire shqiptar i shekullit te 20-te, ai mbylli syte me pengun e madh, qe nuk arriti te luante me perfaqesuesen shqiptare ne kampionatet europiane apo boterore. “Mjeshtri i Merituar i Sportit” Panajot Pano mbetet sportisti me popullor ne Shqiperi. Nje emer e bejne te madh gjurmet dhe jo koha kur jeton.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel