City, Robinho huazohet tek Santos

28/01/2010 18:20

Robinho largohet perkohesisht nga Manchester City ku mberriti me shume buje dy vjet me pare.

Lojtari brazilian eshte dhene ne forme huaje tek skuadra braziliane e Santosit ku do kerkoje te rifitoje formen ideale 6 muajt e ardhshem.

Gjate diteve te shkuara vete lojtari kishte shprehur deshiren per te ndryshuar skuader ne menyre qe te shpresoje nje vend ne kombetare per Boterorin 2010. Lojtari u bashkua me “Citizes” ne vitin 2008 pasi u ble nga skuadra angleze per 42 milione euro. 

Top Channel