Ilia Terpini, nje jete pas objektivit te kameres

27/01/2010 19:10

Sa here qe teleshikuesi shqiptar shijon krijimet e kinematografise shqiptare, para viteve `90, ve re se shume filma te asaj periudhe mbajne vulen e kineastit Ilia Terpini.

I lindur ne nje mjedis artistesh, ne Hocishte te Korces, ne studion e tij te arreduar bukur, ne kryeqytet, ai rrefen se ky ka qene aparati qe i ra ne dore, ne moshen 6 vjecare dhe qe me pas pervijoi rrugen e tij si kineast.

“Ishte nje italian qe ma dhuroi. Ky ishte shkaku qe mua me hyri ne gjak fotografia dhe paralel me kete fillova pak me viztatimin”, shprehet Ilia.

I etiketuar si “shpirt i lire” dhe “syri i se bukures”, ne punem e gjate te nxenesit te Vangjush Mihos, numerohen me qindra bashkepunime dhe filma artistik. Per keta te fundit Ilia tregon gjate, sikur te kishte jetuar dy jete. “Dimri i fundit”, “Balle per balle” “I teti ne bronx”, “Mesonjtorja” apo “Flutura ne kabinen time” kane ardhur te tille, artistik dhe jetesor, fal “objektivit” jo te rastesishem te Ilia Terpini.

Edhe pse tani jeton te 70-tat, “kamera” per te eshte kthyer si “pjese e trupit”. Kristaq Mitro, me te cilin kane shkembyer ide neper sheshet e xhirimit, sa e sa here, zgjedh mendimet kur flet per Ilian, mikun e tij.

“Ilia shikon ndryshe. Eshte bukur te shikosh ndryshe, por edhe e veshtire. Nje nga njerezit qe shikon bukur dhe larg eshte Ilia Terpini”, shprehet Kristaqi.

Ai ende gjeneron ide, per te sjelle nje pune te bukur. Ndjekes fanatik i asaj shkolle qe ne gjuhen e artisteve quhej “artileri e rende”, ish-kinostudio, aktualisht po mendon te realizoje nje dokumentar per Selanikun. Dhe ne kete pritshmeri, koleget e tij, njeri prej tyre, Kujtim Gjonaj jep kete vleresim.

“Ilian mund ta quajme poet te ekranit. Une kam bere disa filma me te. Ne filmin e fundit ai eshte treguar me te vertete nje poet i ekranit”, rrefen Kujtimi.

Me nje jete te jetuar pas objektivit te kameras, i etur per te punuar pa asnje medyshje per te  filmin eshte si nje magji, te cilit i ka vjedhur momente te bukura.

Fotografi dhe imazhe, mes kesaj medyshje artistike, Ilia Terpini ka ndare te djeshmen dhe te sotmen, per te lene gjurme ne “ekranin e madh”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA