Bllokohen 80 stacione gazi dhe 26 karburante

27/01/2010 08:20

Inspektorati Qendror Teknik i Tiranes kapi me shkelje ne mosrespektimin e kushteve dhe normave teknike te sigurise dhe te standardeve te cilesise se karburanteve, duke shkaktuar bllokimin e pikave te shitjes ne 80 autogaze, 26 stacione te tregtimit te karburanteve, si edhe 105 raste te trajtuara me mase ndeshkimore per gjobe.

Gjithashtu jane konfiskuar 350 bombola, bllokuar 26 njesi te mbushjes se bombolave etj. Keto jane rezultatet e aksionit te nisur ne muajin nentor 2009 dhe te paraqitura nga kryeinspektori gjate takimit me ministrin e Ekonomise, Dritan Prifti.

Kontrolli u ushtrua per te verifikuar respektimin e kushteve dhe normave teknike te sigurise, zoterimin e dokumentacionit ligjor per ushtrimin e aktivitetit, plotesimin e standardeve te cilesise ne 300 stacione te tregtimit te karburanteve per automjete, 14 shoqeri te tregtimit me shumice te gazit te lengezuar te naftes, 12 shoqeri te tregtimit me shumice te karburanteve dhe 26 njesi te tregtimit te bombolave. IQT njofton se do te vijoje me kontrollet dhe monitorimin e pikave qe jane vezhguar me pare.

“Nese do te verehen raste te vecanta ku do te konstatohen veprimtari te paligjshme dhe ne rrezik per jeten e komunitetit do te behen kallezime per ndjekje penale”, theksoi Virgjil Joti, kreu i IQT-se.

Top Channel