Tafaj akuzon arbitrin dhe Dinamon

26/01/2010 00:35

Pas humbjes ne ndeshjen ndaj Dinamos me rezultatin 2-1 e cila u shnderrua ne nje dhune te pashoqe ne “Qemal Stafa, trajneri i Tiranes, Albert Tafaj akuzoi gjyqtaret per arbitraritet ne gjykimin e ndeshjes si dhe skuadren e Dinamos per fitore te pamerituara.

“Dal para mediave me te vetmen arsye, jam krenar qe drejtoj skuadren me te mire te te gjitha koherave ne Shqiperi, sic eshte Tirana. Njekohesisht mjaft i indinjuar, qe nga presidenti, kryesia e klubit, stafi dhe lojtaret per kete perdhunim, kete dhune qe krijohet ne mes te stadiumit kombetar, para syve te te gjitha mediave. Vetem futboll nuk quhet me ky me kete qe ndodhi sot. Eshte e veshtire te pranohet humbja ne kushte te tjera, por shume here me e rende dhe fyese qe te pranohet kjo lloj humbjeje sic e pranuam ne sot. Megjithate ekipi i Tiranes eshte nje ekip qe mban koken lart, qe i meriton 24 titujt qe ka me djerse si ne kohem e monizmit edhe tani. E njejta situate vazhdon. Dinamo vazhdon te marre pike me gjithe treshen e arbitrave dhe 11 lojtaret ne fushe”, tha Tafaj.

Me pas kreu i pankines bardheblu hodhi akuza te ashpra kunder gjyqtarit per ndikim ne rezultatin e takimit duke e cilesuar ate adapt per t’i sherbyer Dinamos.

“Arbitri kishte ndikim direkt ne rezultat, nuk kishte nevoje ne acarimin e situates sepse kjo u pa qe ne minten e dyte kur i nxjerr kartonin e verdhe Sefes dhe ishte adapt t’i sherbente nje skuadre qe me breke neper kembe kerkon te marre titullin kampion”, deklaroi tekniku bardheblu.

Me pare ne nje deklarate te tijen fill pas perfundimit te takimit me Dinamon dhe episodeve te dhunes te shfaqura ku ne fushe nuk munguan as tifozet, presidenti i KF Tirana Refik Halili akuzoi FSHF-ne per shkaterrim te futbollit shqiptar dhe tha se pas rastit me Dinamon do te ngrihet edhe nje padi penale ndaj saj.

Top Channel