FSHF me dore te hekurt ndaj dhunes

26/01/2010 22:35

Komisioni i Disiplines nuk ka treguar asnje meshire per shkaktaret e dhunes se paprecedente ne derbin Tirana-Dinamo, duke dhene denime maksimale per protagonistet e akteve te shemtuara.

Klubi i Tiranes si klubi organizator i kesaj sfide eshte denuar nga ky komision 4 ndeshje pa tifoz dhe 300 mije leke gjobe, per shkak te mosmarreveshjeve se masave organizative per mbarevajtjen e kesaj sfide.

1 vit jashte fushave si trajner i Tiranes eshte pezulluar Alban Tafaj, pasi drejtuesit e disiplines kane verejtur qe edhe traineri i bardhebluve ka goditur sulmuesin e Dinamos, Bakaj.

Kapiteni i Tiranes Devi Muka, i cili pas ndeshkimit me te kuq gjuajti me koke Elis Bakajn eshte pezulluar 8 ndeshje dhe 100 mije leke gjobe.  

Nuk ka mbetur jashte ketyre masave edhe presidenti i Tiranes Refik Halili, i cili per shkak te deklaratave fyese ndaj institucionit te FSHF-se eshte denuar me 50 mije leke gjobe.

I vetmi nga skuadra e Dinamos qe eshte ndeshkuar nga Komisioni i Disiplines eshte Bekim Kuli me 2 ndeshje pezullim dhe 30 mije leke gjobe.

Komisioni i Disiplines ka vendosur edhe pezullimin e fushes se Vlores per 2 ndeshje dhe 1 milion leke gjobe pas ngjarjeve qe ndodhen gjate ndeshjes Flamurtari – Besa, nderkohe qe kerkesa e kavajasve per fitoren ne tavoline do te shqyrtohet ne mbledhjen e ardhshme te ketij komisioni, pas degjimit te gjyqtareve te kesaj ndeshje.

Eshte pezulluar me 6 muaj dhe 50 mije leke gjobe  edhe shefi i klubit “Flamurtari”, Geri Çipi, per gjeste te dhunshme ndaj arbitrit kryesor.

Top Channel