“Monalisa” autoportret i Da Vinci-t?

25/01/2010 10:20

Vepra me e bukur e Leonardo da Vinci-t “Monalisa”, por njekohesisht edhe me e komentuara qe ka perplasur qindra mendime e rryma te kunderta per prejardhjen e saj, vihet serish ne qender te vemendjes.

Leonardo e krijoi portretin e famshem ne vitet 1503-1506, por tashme kjo pikture ndodhet ne muzeun e Luvrit ne Paris. Nje ekip i drejtuar nga Silvano Vincenti ka marre persiper studimin e hollesishem te pamjes se piktures ku mendohet se Leonardo ka pikturuar nje autoportret.

Kete hipoteze e mbeshtet edhe studiuesja amerikane Lillian Schwartz, sipas se ciles, mes Monalisa-s dhe Da Vinci-t ka shume te perbashketa fizike. Nderkohe, shkencetaret kane nisur edhe nje fushate per gjetjen e shtrave te artistit, i cili vdiq ne vitin 1519 dhe u varros ne qytetin francez te Amboise.

Varri i tij eshte hapur disa here por nepermjet analizave te ADN-se mund te behet e mundur qe gjeniu italian te kete serish nje varr. Nga studimet mund te dilet edhe ne perfundimin e sakte ne lidhje me shkaqet qe e cuan drejt vdekjes.

Top Channel