Superliga, 1 gol e dhune fizike ne Vlore

24/01/2010 17:15

Flamurtari ka mundur 1-0 Besen ne Vlore, nje ndeshje e shoqeruar me dhune fizike e presioneve psikologjike ndaj gjytareve te ndeshjes.

Gjithshka ndodhi ne fundin e pjeses se pare, atehere kur vlonjatet kryesonin fale golit te Shenajt ne fillimin e ndeshjes. Ne minutat e fundit, anesori i ndeshjes akordoi nje 11 metersh per Besen, pasi nje lojtar i ekipit vendas preku dukshem topin me dore.

Dhenia e penalltise shkaktoi irritimin e vlonjateve te cilet nen drejtimin e shefit te klubit Geri Çipi dhe kryetarit te Bashkise Shpetim Gjika qe u futen ne fushe, filluan te ushtronin presion ndaj gjyqtareve te ndeshjes.

Kjo situate solli nderprerjen e ndeshjes per 12 minuta, nderkohe qe kryesori Sadiku nuk arriti te mbaje presionin duke anuluar 11 metershin.

Futbollistet e skuadres kavajase braktisen fushen ne shenje proteste duke u futur direkt ne dhomat e zhveshjes, pa ekzekutuar goditjen e kendit. Ne fillim u duk si nje terheqje e tyre nga fusha, por pas bisedave te drejtuesve te te dyja skuadrave kavajasit u rikthyen serish ne loje.

Ne 45 minutat e dyta, ku tensioni ka qene serish prezent ne fushe, rezultati nuk u ndryshua edhe pas perpjekjeve te kavajasve te cileve iu anullua dhe nje gol per pozicion jashte loje.

Ne ndeshjet e tjera Gramozi mposhti 1-0 Apolonine fale golit te Abazajt ne pjesen e pare, nderkohe qe me te njejtin rezultat fitoi edhe Kastrioti ne Korçe ndaj Skenderbeut.

Top Channel