Roma trondit Juven ne Olimpiko

24/01/2010 10:00

E ka te pamundur Juventusi te dale nga kriza dhe kete gje e tregon humbja e radhes ndaj Romes serish ne fushen e tij 1-2.

Pas nje pjese te pare pa gola dhe me pak raste nga te dyja skuadrat ndryshon gjithcka ne te dyten.

Ishte Juventusi i pari qe kaloi ne avantazh me Alesandro Del Pieron ne minuten e 51-te duke dhene pershtypjen e nje rikthimi te suksesi per “zonjen e vjeter”, por nuk ndodhi keshtu.

Skuadra e Ferrares nuk ka arritur t’i bej balle presionit te romaneve te cilet barazpeshojne rezultatin ne minuten e 68-te me anen e nje 11-metershi qe shnderrohet ne gol nga kapiteni Toti.

Ne mbyllje te takimit Roma gjen edhe golin e avantazhit me Xhon Arne Rise i cili shfrytezon nje pasim te David Pizarros duke i konsoliduar skuadres se tij vendin e trete ne klasifikim.

Nderkohe Katania ne kete jave te 21-te ka arritur te fitoje 3-0 ndaj Parmes, duke regjistruar fitoren e 4-te ne keto 21 jave te Serise A.

Top Channel