Napoli merr vendin e 4-t, Palermo mbyt Fiorentinen

24/01/2010 18:50

Napoli e Palermo fituan perkatesisht ndaj Livornos dhe Fiorentines duke ngjitur shkallet ne renditjen e Serise A per te lene pas edhe Juventusin e Ferrares.

Napoli fitoi ne transferte me rezultatin 0-2 ndaj Livornos. Golat u shenuan ne ekstreme te secilit interval loje, perkatesisht ne minuten e 45 Maxhio dhe ne minuten e 90 Cigarini. Napolitanet pas kesaj fitoreje ndodhen ne vendin e 4 me 37 pike.

Nderkaq Palermo shkaterroi Fiorentinen me rezultatin 3-0 duke u ngjitur ne vendin e 5-te me 34 pike, 1 me shume se Juve e vendit te 6-te. Golat per sicilianet u shenuan nga Hernandez ne minutat  27 dhe 36 dhe nga Budan ne minuten e 58-te.

Ne ndeshjet e tjera, Bolonja mundi Barin duke kthyer ne 2-1 disavantazhin 0-1 te pjese se pare. Xhenoa fitoi ndaj Atalantes 2-0, Lacio barazoi 1-1 ne Rome ndaj Kievos. Me te njejtin rezultat u ndane edhe Siena-Kaljari, ndersa Sampdoria permbyt Udinezen ne 45 minutat e dyta. Dorianet fituan 2-3 megjithese pjesen e pare e mbyllen ne disavantazh 2-1.

Me superderbin Inter-Milan ne mbremjen e diele, e cila pritet te percaktoje edhe ecurine e kampionatit, mbyllen edhe takimet e javes se 21-te te Serise A.

Top Channel