“Maqedonishtja”, lekundet Teodorov

24/01/2010 20:10

Ministri maqedonas i Arsimit, Nikolla Teodorov ka bere disa hapa pas ne lidhje me vendimin e tij per mesimin e maqedonishtes qe nga klasa e pare per femijet shqiptare.

Ne nje deklarate ne shtypin e shteti fqinj, Teodorov u shpreh se do te kerkoje nje mendim prej eksperteve duke perfshire ketu edhe ata juridike per te vleresuar vlefshmerine e vendimit ne baze te Kushtetutes.

Lekundja prej pozicionit fillestar te ministrit Teodorov erdhi pas bojkotit te mesimit te maqedonishtes nga nxenesit shqiptare dhe kundershtimeve te faktorit politik shqiptar ne vendin fqinj.

Top Channel