Shkumbini mund Vllaznine 2-1

23/01/2010 17:45

Rifillon kampionati i 71-te kombetar  me javen e 18-te kur ndeshja e pare e zhvilluar ishte ajo mes Shkumbinit dhe Vllaznise e cila perfundoi me rezultatin  2-1.

Shkumbini ka kaluar ne epersi ne minuten e 33-te, me ane te gjirokastritit Shenaj, qe nje krosim te ardhur nga krahu i majte i sulmit te tij, e ka kthyer ne gol me koke ne porten e te rikthyerit ne Shqiperi, Ilion Lika.

Pjesa e pare ka rezervuar edhe nje moment acarimi, ku Rajovic ka goditur pa top, me grusht, Mustafarajn. Gjyqtari kryesor, Kridens Meta ka nxjerre me karton te kuq te dy lojtaret. Me fillimin e pjeses se dyte nuk vonon shume dhe ne minuten e 56 –te Shtupina barazpeshon gjithcka ne kete takim.

Por nuk ka zgjatur shume barazimi 10 minuta me pas serbi Grebovic mposht serish portierin Lika. Ne kete menyre, Shkumbini merr 3 piket e para per vitin 2010, ndersa Vllaznia nuk i ndahet humbjes, edhe pse ne kete ndeshje, ku beri debutimin zyrtar trajneri Edi Martini.

Top Channel