Sampdoria-Cassano, merr fund aventura

23/01/2010 10:05

Sampdoria dhe Cassano nuk kane me nje te ardhme te perbashket sepse talenti barez po ben gati valixhet per t’u transferuar ne Angli tek Manchester City.

Sulmuesi dhe trajneri aktual i tij, Luigi Del Neri kane konflikte te medha dhe kjo ka bere qe kete fundjave lojtari te qendroje ne tribune. “Cassano nuk u thirr per shkak te zgjedhjeve teknike dhe jo per shkak te konflikteve. Kete zgjedhje e ka mbeshtetur edhe shoqeria”, tha trajneri dje, por gjerat duket se jane ndryshe.

Roberto Mancini nuk e ka fshehur asnjehere deshiren per ta marre talentin barez tek skuadra e tij dhe per te realizuar endrren e tij, Manchester City duhet te paguaje plot 20 milione euro. Nese kjo marreveshje nuk mbyllet, atehere dy alternativa te mundshme per lojtarin jane edhe Inter e Sampdoria.

Top Channel