
Michael Douglas perdor viagren. Aktori jo vetem qe nuk e fsheh, po e pranon sakaq, ne nje interviste per revisten AARP, qe ka si target pensionistet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Aktori i nderuar me cmimin “Oscar”, lindur ne vitin 1944 eshte seks simbol i viteve 90-te.
I paharrueshem interpretimi i tij te “Terheqje fatale” dhe “Basic Instict”. Douglas eshte martuar para 10 vjetesh me Catherine Zeta-Jones, 25 vjet me e re se ai.
Cifti ka dy femije dhe mesa duket sekreti i kesaj martese te gjate eshte pikerisht viagra.
“Zoti e bekofte per faktin qe i pelqejne burra me te medhenj se vetja. Pilula si Viagra e Cialis na bejne te ndihemi me te rinj dhe une i konsideroj suksese te koheve moderne”, thote Douglas.
Top Channel