Kupa e Afrikas, kualifikohet Kameruni dhe Zambia

22/01/2010 04:05

Kameruni dhe Zambia jane dy skuadrat qe jane kualifikuar nga grupi D per ne fazen e eliminimit direkt ne Kupen e Afrikes.

Kamerunasit kane barazuar 2-2 me Tunizine dhe siguruan bileten per ne turin tjeter, ndersa surprizen e ka bere Zambia qe mundi Gabonin, fitore kjo qe ndikoi ne eleminimin e Tunizise pretendente.

Kjo e fundit kaloi ne avantazh qe ne minuten e pare ndaj Kamerunit me golin e Shemeritit, por futbollisti i Interit, Eto’o riktheu barazpeshen pas asistit te Uebo. Shedju’ i dha serish epersine Tunizise, por nje minute me vone Nguemo shenoi golin qe i dha kualifikimin e kamerunasve.

Ne ndeshjen tjeter Zambia mposhti Gabonin me rezultatin 2-1. Kalaba ne minuten e 28 zhbllokoi rezultatin ndersa ne pjesen e dyte Shamanga dyfishoi nga nje pozicion i lehte shenimi. Goli i vone i Gabonit me Markolinon, ishte pak per te marre kualifikimin.

Top Channel