Urren te jete ne qender te vemendjes se mediave dhe preferon te qendroje i qete ne shtepine e tij larg syve te botes.

Shtepia ne France, ku Johnny Depp kalon jeten e tij bashke me partneren Vanessa Paradis dhe dy femijet Lily Rose dhe Jack eshte ajo qe ai ka enderruar: larg cmendurise se jetes moderne.

“Nuk do ta lija kurre shtepine time per asnje motiv ne bote. Jam shume i lumtur per kaq sa kam dhe mendoj se cdo gje ka limit”, thote Depp.

Nese vertete do t’i duhej qe te largohej prej shtepise, Depp do te strehohej ne Bahamas ku ka edhe aty nje prone te tijen.

“Me pelqen te jetoj me familjen time, ku te kem te mesoj cdo dite e me shume prej femijeve te mi. Jam shume i interesuar te shoh se si ata jane me shkollen, si sillen me miqte. Lily Rose e Jack jane shume me teper inteligjente se une. Une besoj se kam mesuar shume prej tyre”, thote Depp, te cilit i pelqen shume vetmia.

Top Channel