Alba e fiksuar pas mobiljeve te perdorura

22/01/2010 16:50

Per aktoren Jessica Alba, riciklimi i mobiljeve eshte nje fiksim. Ajo e ka mobiluar shtepine e saj duke blere mobilje te perdorura ne faqen e internetit Craigslist.

“Gjeta shume gjera, divane, llampadare e tavolina. Me pelqen ideja e riciklimit te mobiljeve pasi ato mbartin nje histori”, shprehet bukuroshja amerikane.

Me tej, ajo flet per martesen me producentin Cash Warren, duke theksuar se gjithcka eshte si ne diten e pare te marteses edhe pse ata shkuan ne altar ne vitin 2008. “Me pelqen gjithcka nga ai, nga ne. Te zgjohem ne mengjes dhe ta shikoj ne krahun tim, ta degjoj ne telefon, gjithcka. Sa here e shoh kuptoj se dashurohem perhere e me shume me te”, pohon ajo.

Familja Cash, prej disa kohesh eshte shtuar edhe me anetaren me te re, vogelushen Honor. “Do te doja qe ngarkesa ime ne pune te ishte me e vogel ne menyre qe te qendroja me shume me te. Si mama jeta ecen shume shpejt. Ndonjehere do te doja qe koha te ngadalesohej”, perfundon Jessica Alba.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta