Kryeministri i Republikes Serbe te Bosnjes, Milorad Dodik ka deklaruar se do te organizoje nje referendum per te rritur autonomine e rajonit, pavaresisht protestave qe sipas tij mund te minojne paqen e brishte ne Ballkan.
“Referendumi nuk perben nje akt ndarjeje, por synon t’i jape Republikes Serbe pavaresi me te madhe dhe fuqi te vetos”, ka deklaruar Dodik, duke shtuar se data e referendumit do te caktohet nga fundi i muajit.
Presidenti ne ikje i Kroacise, Stipe Mesic deklaroi pak me pare se, nese do te ishte ne detyre kur te mbahej referendumi do te dergonte ushtrine ne kufirin kroato-boshnjak.
Deklarata e tij u kundershtua nga presidenti i Serbise, Boris Tadic, i cili e cilesoi homologun kroat si “luftenxites”.
Top Channel