City, ne sulm per argjentinasin Ansaldi

21/01/2010 15:40

Manchester City kerkon te marre lojtarin e krahut Cristian Ansaldi qe aktualisht aktivizohet ne radhet e Rubin Kazan, skuadra kampione e Rusise.

Sipas “Daily Mail”, City e deshiron me cdo kusht lojtarin por nuk eshte e vetmja skuader qe interesohet per te, prandaj Roberto Mancini duhet te binde pronaret per te shpenzuar me shume.

“Gjithesesi ne nuk duam ta leshojme lojtarin qe ka nje kontrate me ne deri ne fund te sezonit te ardhshem”, shprehet drejtori sportiv i klubit, Mukhsin Mukhamadiev. Agjentinasi 23 vjecar u ble ne vitin 2008 nga skuadra Newell’s Old Boys.

Nderkohe, Mancini ka leshuar sinjale ofensive edhe ne Madrid e Milano nga ku deshiron te marre sulmuesin Gago dhe mesfushorin e Milanit, Flamini.

Top Channel